Sistemet e sigurisë

IT2E ofron zgjidhje të plota për mbrojtjen e ambientit tuaj përmes teknologjisë më të fundit të vëzhgimit me kamera dhe sistemeve të alarmit inteligjent. ne realizojmë instalimin e kamerave ip me rezolucion të lartë që sigurojnë pamje të qartë në çdo sekondë, duke ju lejuar monitorimin në kohë reale nga telefoni juaj në çdo cep të botës. përveç vëzhgimit vizual, ne integrojmë sisteme alarmi me sensorë lëvizjeje, sensorë për thyerje të xhamave dhe dritareve, të cilët njoftojnë menjëherë për çdo aktivitet të dyshimtë në objektin tuaj. çdo pajisje e përzgjedhur nga ne është e certifikuar për të rezistuar ndaj kushteve atmosferike dhe për të operuar pa ndërprerje në çdo kohë. angazhimi ynë është të krijojmë një rrjet të sigurt që mbron biznesin ose shtëpinë tuaj nga çdo rrezik i mundshëm, duke ofruar qetësi shpirtërore për çdo klient që kërkon siguri maksimale.

Gati për të filluar?

Na kontaktoni dhe merrni një konsultë falas për nevojat tuaja.